E hënë, 2 Dhjetor, 2024

“Çdo votë për pengjet, shkon për Edi Ramën”, Berisha ftesë për demokratët: Të bashkohemi

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka bërë ftesë shqiptarëve që të bashkohen në zgjedhjet e 14 majit, pasi sipas tij çdo votë që nuk i jepet koalicionit “Bashkë Fitojmë” shkon për Edi Ramën dhe pengjet e tij.

Berisha tha se nëse shqiptarët do votojnë kandidatët e dalë nga grupimi i Alibeajt, atëherë çdo votë e tyre do të shkojë për qeverinë, ku e ka cilësuar kreu e PD Enkelejd Alibeajn si peng të Ramës.

Sakaq garantoi shqiptarët se PD do të dalë me fitore në zgjedhjet e 14 majit, ku thekso se asgjë nuk e ndal hovin e saj për t’i  kthyer atyre votën e lirë.

Unë i them që të bashkohemi, ideali ynë është liria, mos harrojnë se kanë objektiv demokracinë. Basha-Alibasha përbën pengjet më të përdorura në historinë e Shqipërisë, janë pengje të Edi Ramës“, tha Beerisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit