Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Astirit në Tiranë.
Policia e Tiranës, në një njoftim për mediat sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 ku një mjet që drejtohej nga shtetasi me iniciale P.M. ka përplsur për vdekje një person ende të paidentifikuar.
“Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaron policia.