“Marshim për Drejtësi”, kështu u titullua protesta e sotme e zhvilluar në Prishtinë për t’i treguar mbështjetje ish-liderëve të UÇK që po gjykohen nha gjykata e Hagës për krime lufte.
Mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës ishin për të marshuar në kryeqytet, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, që janë në Hagë.
“Marshi për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria Ka Emër” nisi në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Në këtë protestë morën pjesë më shumë se 100 mijë qytetarë, të cilët thonë se historia nuk mund të ndryshohet nga Gjykata e Hagës./btvnews.al