E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Masakra e 2 Prillit, Berisha nga Shkodra: Martirët e lirisë ranë për t’u bërë të pavdekshëm

Sali Berisha ka kujtuar këtë 2 Prill masakrën e 32 viteve më parë ku u vranë protestuesit anti-komunist në Shkodër.

Në një aktivitet të zhvilluar në qytetin verior, Berisha tha se protestuesit u vranë nga breshëritë e partisë terroriste duke shtuar se ata ranë për t’u bërë të pavdekshëm.

“Së pari, unë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për familjarët e të rënëve që janë sot midis nesh në këtë 32 vjetor të martirizimit të bijve të tyre. Sot në zemrat tona, në mendjen tonë, bijtë tuaj dhe të Shkodrës, në zemrat e mbarë qytetarëve të Shkodrës dhe njerëzve liridashës kudo, ata janë dhe mbeten më të gjallë se kurrë.

Ne përulemi sot me nderimin më të madh para sakrificës së tyre. Para sakrificës së Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës. Të rinj të cilët, 32 vite më parë mbushën këtë shesh për të protestuar paqësisht për votën e lirë.

Për të protestuar kundër një diktature, e cila në një akt barbar zgjodhi kremtojë votën e rrëmbyer, zgjedhjet e rrëmbyera, me një masakër që Shkodra nuk e kishte parë në histori. Në breshëritë e falangave terroriste, të partisë terroriste, ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit”, deklaroi ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit