E hënë, 2 Dhjetor, 2024

“Të përfshirë në korrupsion, trafik droge dhe ngjarje kriminale”, 5 mijë personau mbajtën në përgjim gjatë 2022

5 mijë persona u mbajtën në përgjim gjatë vitit 2022 nga Prokuroria e Posaçme dhe ato të rretheve në kuadër të hetimeve penale. Ky numër shënon rritje në krahësim me një vit më parë ku numri i personave të përgjuar nga SPAK ka qenë më i ulët.

Të dhënat e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se gjatë vitit që lamë pas u vunë në përgjim 2177 persona dhe kërkesat për përgjime janë bërë më së shumti për hetimet mbi korrupsionin.

Pjesa tjetër janë për ato persona të implikuar në grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Nga këto përgjime, SPAK ka vënë në pranga dhe masa të tjera sigurimi, 160 persona.

Prokuroritë e Rretheve kanë pasur gjatë 2022, 3089 persona në përgjim të vënë në bazë të 1312 vendimeve të gjykatës.

Referuar të dhënave në raportin vjetor, 40% e të përgjuarve kanë qenë të implikuar në çështje të drogës, 23% e tyre janë dyshuar për vepra penale kundër jetës, 11% si të përfshirë në korrupsion.

Pjesa tjetër në vepra penale të ndryshme. Si rezultat i këtyre përgjimeve, gjatë 2022 në pranga kanë rënë 585 persona./tvklan.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit