Kiara Tito ishte një ndër 4 ish-banorët që u rikthye mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” për të vazhduar lojën. Që kur mori vesh lajmin se ishte e përzgjedhura e publikut për t’u rikthyer në lojë, Kiara tha se do shkonte të qëndronte pranë burrit të saj.
Luizi ishte i pari që shkoj tek moderatorja, kur e pa që po futej në shtëpi duke treguar se e kishte marrë malli për të. Por pas momenteve të dashurisë, ai shfaqi xhelozi për shkak të një byzylyku që ajo mbante në dorë.
Këngëtari e pyeti moderatoren se kush ia ka dhuruar. Por Kiara nuk dha asnjë përgjigje konkrete, pasi është e ndaluar që banorët e rikthyer të japin informacione nga jashtë, duke shtuar më shumë xhelozinë e këngëtarit.
Ndërkohë kujtojmë se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u rikthyen edhe Bledi Mane, Efi dhe Ronaldo . Gjithashtu Olta Gixhari u largua përfundimisht nga BB VIP, pasi ishte ajo që kërkoi të largohej, pasi tregoi që e kishte marrë malli për djalin e vogël./btvnews.al
View this post on Instagram