Që me hyrjen e Olta Goxharit në shtëpinë e Big Brother u përfol shumë se ajo nuk fliste me motrën e saj, moderatoren Gerta Gixharin.
Gjatë kohës që ajo qëndronte në shtëpinë e BBV, motra e saj e mbështeste nga jashtë ku e mbronte në çdo emision që merrte pjesë, por thashethemet për një marrëdhënie jo të mirë mes tyre vijuan.
Por pas daljes së Oltës nga BBV çdo gjë është qartësuar, pasi ato e kanë treguar me një video që kanë marrëdhënie të mirë.
Olta ka shkuar në shtëpi dhe shfaqet duke puthur dhe përqafuar motrën e saj, teksa në sfond dëgjohet edhe mami i dyshes ku thotë “ja dhe zemrat e mia u takuan tani në mes të natës”./btvnews.al
@multiistufff Olta ❤️