E enjte, 28 Nëntor, 2024

Balla: Të ndalohet Tik-Toku-u në pajisjet zyrtare të institucioneve publike, rrezik për sigurinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Europian që Shqipëria ashtu si Bashkimi Europian të ndalojë përdorimin e Tik Tok-ut në pajisjet zyrtare të institucioneve publike, pasi sipas tij janë rrezik eminent për sigurinë.

Teksa u diskutua projektligji për median audiovizive, Balla u shpreh se mazhoranca do ta mbështesë atë ashtu siç ka ardhur propozimin nga qeveria. Mazhoranca do ta votojë në të gjitha komisionet e në seancë plenare. “I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbajë në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme”.

“AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për METEN, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i Facebook dhe instagramit u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, që është çështja e mbrojtjes se të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet qe dhe ne të forcojmë gjithë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale qe shfrytëzohen nga këto platforma, perfhire ketu edhe punen e mire qe po behet me këtë ndërhyrje te sotme ligjore. E vërteta është qe pjesa më e madhe e jona ketu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas te na ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që video te pa lejuara te arrijnë në sytë e kësaj moshe”, tha Balla.

Duke folur për rrezikun qe vjen nga përdorimi i Tik Tok, Balla theksoi se ai bën pjese në ato politikbërës europiane që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike.

“Unë bëj pjesë në ato politikbërës europiane që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem çdo kongresmeni dhe senatori amerikan, por dhe vendimit të fundit të BE për të ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet zyrtare në të tria nivelet. Mendoj që dhe Shqipëria duhet ta hedhë këtë hap të njehsimit të qasjes së saj të paktën në pajisjet e përdorimit zyrtar dhe ju e dini fare mirë që SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet Partia Komuniste kineze dhe se të dhënat personale që qarkullojnë përmes këtij aplikacioni janë sot në rrezik eminent”, deklaroi Balla.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit