Një aksident ka ndodhur në Lezhë, ku një punëtor në Lezhë është lënduar në vendin e punës. Punëtori ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku dhe ka humbur jetën rrugës.
Mësohet viktima 50-vjeçar, Ndue Gjinaj ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash teksa punonte në një fabrikë mielli. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj. 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje“,sqaron policia./btvnews.al