DASHI– Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit, sot nuk do ketë ndonjë gjë ndryshe, përveç momenteve pasionante me te shumta. Shfrytëzojeni çdo minute. Beqaret duhet te shmangin me çdo kusht takimet me persona te Gaforres.
DEMI- Gjate kësaj dite te dashuruarit do përballen me disa sfida te vështira. Mos u alarmoni menjëherë pa provuar te tentoni. Se bashku me partnerin mund te jeni një ekip shume i forte.
BINJAKËT– Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve. Momentet e ngrohta dhe emocionuese do shtohen. Për beqaret është një dite e favorshme për t’u angazhuar seriozisht
GAFORRJA– Çiftet duhet te bëjnë shume kujdes gjate kësaj dite. Mosmarrëveshjet do jene te shumta dhe disa mund te arrijnë deri ne ndarje. Mos u tregoni kokëfortë dhe mos ia hidhni poshtë partnerit ato qe ka bere deri me sot.
LUANI– Do e vuani shume gjate kësaj dite mungesën e delikatesës se partnerit tuaj. Do bënit mire te flisni me te dhe t’i sqaroni gjerat sa me shpejt. Mos dëgjoni aspak te tjerët.
VIRGJËRESHA– Plutoni do e ndërlikoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do keni aq shume debate me njeri-tjetrin saqë do gjeni ngrohtësi tek një person qe sapo e keni njohur.
PESHORJA– Jeta ne çift nuk do jete e vështirë gjate kësaj dite. Te dy do tregoheni te sinqerte me njeri-tjetrin dhe do toleroni me tepër. Situata pështjelluese qe ka mbizotëruar kohet e fundit do te qartësohet. Beqaret nuk duhet te bëjnë serish gabimin te ngatërrojnë paratë me ndjenjat sepse do vuajnë. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave.
AKREPI– Dielli do merret shume sot me jetën tuaj ne çift dhe do e ngrohe me tepër klimën. Do flisni lirshëm me partnerin dhe nuk do i merrni asgjë për keq njeri-tjetrit.
SHIGJETARI– Jetën tuaj ne çift e ka pushtuar rutina? Beni çmos sot qe ta ndryshoni situatën nëse doni qe gjerat te ecin mire edhe për shume kohe. Beqaret nuk duhet te luajnë me zjarrin sepse do digjen keq.
BRICJAPI- Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe mos kërkoni gjera te cilat partneri nuk mund t’ua plotësojë dot. Beqaret me pak durim do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë.
UJORI– Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëjnë kujdes me xhelozinë dhe kritikat e mëdha. Partneri vërtet është i duruar por çdo gjë e ka një kufi. Dashuri me shikim te pare do ketë sot për disa beqare.
PESHQIT- Tensioni ne çift do zbutet dalëngadalë, megjithatë nuk duhet te bëni premtime te mëdha te cilat nuk do i mbani dot. Beqaret do jene me te favorizuarit ne dashuri./btvnews.al