Një 30-vjeçar me iniciale P.M. është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se aksidentuar për vdekje një person në zonën e Astirit në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Teodor Keko”, ndërkohë që viktima nuk është identifikuar ende.
Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
“P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Në pamjet e publikuara në vendin e ngjarjes duken dy këmbësorë që kanë tentuar të kalojnë rrugën, ku njëri prej tyre ka gjetur vdekjen pas përplasjes nga automjeti që po lëvizte me shpejtësi.