Katër rikthimet në Big Brother VIP ka krijuar dinamika të reja brenda shtëpisë. Një nga banoret më të spikatura është Efi, e cila duket se rikthimin do ta përdorë për t’u hakmarrë ndaj Deas, e cila e vendosi në nominim me Oltën dhe Kiarës, dhe prej këtij nominimi u eliminua.
Efi ka trreguar se nuk ja ka harruar Deas këtë gjë dhe tanimë është gati për “të marrë hak”, pasi që me hyrjen e saja jo ka thumbuar Dean dhe ka debatuar vazhdimisht me të.
Pa bërë ende 24 orë brenda BBV, Efi i ka bërë një propozim të drejtpërdrejtë Deas: të futen së bashku në tualet.
Ky veprim, si pasojë e shkeljes së rregullores do t’i çonte vajzat në një përballje kokë më kokë në nominim. Por Dea ka refuzuar duke thënë se nuk ka frikë, por thjesht nuk i pëlqen ta bëjë. Tensioni mes Efit dhe Dea Mishel duket se sa vjen e rritet./btvnews.al