Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
“Presidenti i Republikes SH.T.Z Bajram Begaj dekreton emërimin e znj. Vlora Hyseni si drejtuese te Sherbimit Informativ te Shtetit”, është ky njoftimi nga Presidenca.
Vlora Hysenit u propozua 2 javë më parë nga Kryeministri Edi Rama. Ishte Rama ai që i shkoi në zyrë Begaj dhe i dorëzoi emrin e Hysenit për kryetaren e SHISH.
Vlora Hyseni është nga Kosova, por me pasaportë shqiptare dhe prej 2 vitesh shërbente si këshilltare për Sigurinë e Kryeministrit Rama.
Ajo ka një karrierë të gjatë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, pasi ka qenë edhe në krye të këtij institucioni./btvnews.al