Dinamo ka fituar me rezultatin 1 me 0 kundër Korabit të Peshkopisë, në ndeshjen e javës së 21-të të Kategorisë së Parë.
Sfida u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhe ishte skuadra pritëse që arriti të triumfonte. Korabi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 36-të, pasi Tabaku mori kartonin e dytë të verdhë.
Në superioritet numerik, dinamovitët shënuan golin që do u jepte 3 pikët me Danaj në minutën e 77-të.
Tashmë skuadra kryeqytetase renditet në vendin e dytë me 40 pikë dhe mbetet në rrugën e duhur drejt ngjitjes në elitë. Ndërsa Korabi pozicionohet në vendin e katërt me 32 pikë./btvnews.al