Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Italisë, Adolfo Urso, gjatë vizitës së tij në Itali. Një ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në hapjen e një panairi vere në Verona. Pikërisht ky panair bëri krerët e nismës Ballkani i Hapur, të cilët për herë të parë u prezantuan me stendën që mbante emrin e kësaj nisme.
Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave dhe efekti në rritjen e ekonomive të rajonit ishin kryefjalë e deklaratave të një konference të përbashkët të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski./btvnews.al