E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VIDEO – Kultivon 100 hektar tokë me kultura të ndryshme, por nuk ka ujë vaditës

Xhavit Muka është ndër të paktët banorë të zonës së Çerenecit të Sipërm në Njësinë Administrative Gjoricë në Bulqizë, që ka kultivuar rreth 100 hektar tokë bujqësore.

Xhaviti tregon se gjithë këtë sipërfaqe e ka kultivuar me kultura të ndryshme bujqësore ndërsa sipërfaqen më të madhe e zë patatja. 1 hektarë është sipërfaqja e mbjellë nga familja e tij me patate, por për kryefamiljarin Xhavit Muka problem mbetet uji vaditës.

Megjithëse nuk ka garanci në çmim dhe tregun e shitjes, ai kërkon që pushteti vendor t’i sigurojë të paktën ujin vaditës. Xhaviti tregon se vetëm me familjen e tij prej 11 anëtarësh merret me bujqësi dhe të gjithë kulturat që ka kultivuar në 100 hektarë tokë.

Por një tjetër problem që po përballen fermerët vitet e fundit është mungesa e tregut të shitjes, por që Xhaviti shpreson që këtë vit të mund të shesë gjithë prodhimin e tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit