E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VIDEO – Problematika në rrugë Klos-Qaf Buall, më parë dëmtohet se sa rregullohet

Nuk kanë kaluar më shuë se 6 muaj nga riveshja me asfalt e disa pjesëve të dëmtuara të rrugës nacionale Klos–Qaf Buall dhe gjendja është kjo që shihni.

Ndonëse janë investuar miliona lekë për asfaltin e ri, rruga po kthehet në gjendjen e gjashtë muajve më parë. Kjo tregon cilësinë e dobët të materialit të përdorur, pasi për ekspertët nuk ka shpjegim tjetër.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se rruga më parë prishet se rregullohet, ndaj dhe kërkojnë të ndërhyjnë institucionet ligjzbatuese për të kontrolluar zbatimin e kontratës së mirëmbajtjes.

Sipas drejtuesve të mjeteve, aksi rrugor Klos – Qaf Buall nuk ofron aspak standartet e një rruge nacionale në të cilën kalojnë qindra mjete çdo ditë në drejtim të Dibrës apo zonave të tjera.E njëjta problematikë me pjesëte riparuara gjatë vjeshtës së kaluar vihet re edhe në segmentin nga Maqellara në Peshkopi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit