Një shqiptar 23 vjeç, i cili u arrestua në Britani, ka deklaruar se krimin e ka kryer pasi u kishte borxhe trafikantëve që e kishin sjell atë ilegalisht. Sipas tij kishte rreth 25 mijë Paund borxhe.
Por edhe pse ai ka bërë këtë deklaratë para oficerëve të policisë dhe gjykatës, pritet të dëbohet nga vendi pasi të lirohet.
Mediat e huaja shkruajnë se Fatmir Limani kishte hyrë në një banesë përmes dritareve dhe më pas ka grabitur sende me vlerë. Edhe pse pronarët e banesës ishin larguar për pushime, ata ishin sinjalizuar nëpërmjet telefonit dhe kishin lajmëruar policinë.
Shqiptari në këtë grabitje ishte së bashku me një person tjetër, po ai mundi të largohej./btvnews.al