E shtunë, 19 Prill, 2025

Efi përlotet pas debatit të ashpër me Luizin dhe Kiarën: I kam quajtur miq por atyre u mungon njerzillëku

Efi pas rikthimit në Big Brother ka debatuar ashpër me Luizin dhe Kiarën, për disa keqkuptimet që ata patën. Pas debateve shumë të ashpra, ajo u ndje e prekur dhe u përlot.

Teksa ishte duke qëndruar në oborr, Efi u shpreh se është shumë e ngarkuar dhe se do flasë për këtë çështje një ditë tjetër.

Ajo tha se personave që i ka konsideruar miq, u mungon njerëzillëku, por sërish e hodhi fajin tek vetja duke thënë se nuk duhej që t’u besonte.

Nuk më intereson loja, këtu nuk ka njerëzillëku, nuk e shoh këtë nga njerëz që i kam quajtur miq. Për momentin jam e ngarkuar, flasim nesër. E kam me veten, me asnjë tjetër“, tha e përlotur Efi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit