E hënë, 21 Prill, 2025

Ishte duke punuar, plagoset rëndë shqiptari në Maltë. E përplasi një pompë betoni

Një ngjare e rëndë është regjisturar këtë të mërkurë në Maltë. Një shqiptar 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është plagposur rëndë gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari kishte shkuar për të punuar në Maltë dhe ditën e sotme është goditur nga një pompë betoni.

Aksidenti ka ndodhur në zonën Gozo dhe 44-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Nga ana tjetër mësohet se policia po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit