E hënë, 21 Prill, 2025

Kosova s’u shfaq në hartë gjatë Konventës së Turizmit kur prezantoi Sapanja, Rama: Kinse patriotët kanë gjetur punë sot, ne s’jemi Irani

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me reagimet pasi në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, gjatë prezantimit nga Spanja nuk u shfaq në hartë Kosova si shtet i pavarur por si pjesë e Serbisë.

Rama në një postim në mediat sociale, shkruan  se kombit nuk i erdhi asnjë gjë e keqe nga shfaqja 1 minutëshe e asaj harte dhe shton se miqve nuk mund t’u kontrollohen prezantimet se Shqipëria nuk është si Irani.

Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!”, shkruan Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit