E diel, 20 Prill, 2025

“Muhabete dhe presione kot”, Luizi tregon si e sheh debatin mes Efit dhe Kiarës

Debati mes Efit dhe Kiarës, u rikthye sërish në vëmendje mëngjesin e sotëm. Luizi i tha Qetsorit se Efi po del keq me këtë sjellje dhe shtoi se ajo nuk kishte pse e hapte një debat të lënë përgjysmë jashtë, brenda në shtëpi.

Luizi u shpreh se e kishte dëgjuar Efin duke përdor fjalor banal dhe se i kishte thënë asaj se kjo nuk është mënyra e duhur për të komunikuar.

Sipas tij, debati që krijoi Efi ishte thjesht presion. Po ashtu konfirmoi fjalën që tha Kiara, që ai është afruar me Efin, vetëm falë saj.

Ai tha se ditët e para, Kiara bisedonte në shtrat me Efin dhe Ronaldon dhe se ata fitonin edhe atë për t’u bërë pjesë e bisedës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit