E mërkurë, 22 Janar, 2025

Racizmi mbetet “plagë” në futboll, Lukaku në rrjetet sociale: Historia përsëritet

E marta mbrëma nuk ka qenë e zakonshme për Romelu Lukakun, i cili mori ofendime dhe fyerje me bazë raciste gjatë ndeshjes Juventus-Inter. Për skenat e shëmtuara në Torino pati shumë reagime, të gjithë dolën në krah të sulmuesit, por së fundmi ka qenë vetë belgu që ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Historia përsëritet. E kalova në 2019 dhe tani përsëri në 2023, shpresoj që Lega Serie A të marrë masa. Merrni masa serioze këtë herë, sepse këtë sport të mrekullueshëm duhet ta shijojnë të gjithë. Faleminderit për mesazhet e mbështetjes dhe tifozëve”, – Shkruan ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit