Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Palasë. Një turist çek është hedhur me parashutë, por gjatë fluturimit ka humbur ndjenjat për shkak të një arresti kardiak dhe ka rënë në Përroin e Palasë ku dhe ka humbur jetën
Policia sqaron se turisti ishte 70 vjeç dhe për këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e saj.
“Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, është ky njoftimi i policisë./btvnews.al