E shtunë, 19 Prill, 2025

VIDEO – Historia e Xhavit Mukës, fermeri i gjithanshëm nga Çereneci i Sipërm

Familja Muka nga fshati Çerenec i Sipërm në Bulqizë i është përkushtuar vetëm bujqësisë. Kryefamiljari Xhavit Muka thotë se e gjithë familja prej 13 anëtarësh merret me procese të ndryshme bujqësore e blektorale.

Ai shton se këtë vit ka shtuar edhe lopët duke i bërë 10 krerë për të cilat ka aplikaur edhe për subvencion nga shteti. Xhaviti shpreson që të marrë ndihmën e premtuar nga ministria e Bujqësisë, megjithëse ai pranon se është I 12 mijti në të gjithë Shqipërinë.

Por në këtë periudhë familja Muka është përqendruar në një tjetër sektor të bujqësisë, atë të prodhimit të fidanëve të cilët i shet në qytete të ndryshme të vendit.

Familja Muka në Çerenec të Bulqizës shpreson që mbështetja për sektorin e bujqësisë nga instancat shtetërore të vijë në rritje, ndryshe edhe ata do ta braktisin si gjithë të tjerët./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit