E hënë, 21 Prill, 2025

Babai i Kiarës i prekur nga komentet e opinionistëve: Zgërdhihen me Kiarën, do vij me avokat nga Italia!

Babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur pas komenteve në rrjet lidhur me rikthimin e vajzës së tij në shtëpinë e Big Brother.

Ai tha se të gjithë janë vënë kundër moderatores, duke e akuzuar përçdo veprim që ajo bën. Babai i saj më shumë ishte i prekur nga reagimet e opinionistëve Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari, duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Babai i Kiarës tha në “Fesë në 5” se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia.

Kiara është shumë e rezervuar dhe për tre ditë rresht vetëm ka qarë. I thashë që s’ ka bërë asnjë gabim”, tha ndër të tjera ai duke shtuar se është i lumtur që vajza e tij u pajtua me Efin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit