Deklaratat e Kryeministrit Rishi Sunak dhe Sekretares se Brendshme, Suella Braverman, kundër emigrantëve shqiptarë në Angli kanë shkaktuar debate të ashpra mes politikanëve.
Së fundmi, deputeti konservator, Richard Drax në një intervistë të dhënë për Daily Express ka kritikuar kryeministrin Braverman, lidhur me akuzat e tyre ndaj emigranteve dhe mënyrën se si po e trajtojnë çështjen e emigracionit.
Sipas tij, sjelljet e zyrtarëve të lartë janë arrogante, dhe ka akuzuar sekretaren Braverman se premtimet e saj kanë qenë boshe, lidhur me këtë çështje.
“Suella thjesht po ia kalon problemet e saj komuniteteve lokale. Ajo ka premtuar shumë, por nuk ka mbajtur asnjë prej tyre. Ajo nuk mund t’i ndalë gomonet dhe tani është në panik. Në thelb po shkakton trazira dhe shqetësime sociale”, tha ai.
Më tej ai shtoi se qeveria ka dështuar me politikat e saj kundër emigrantëve dhe tani po shkaktojnë kaos./btvnews.al