E diel, 1 Dhjetor, 2024

Dhuna dhe koret raciste në ndeshjen Inter-Juventus, gjykata ndëshkon lojtarët dhe tifozët

Gjykata Sportive në Itali ka marrë vendimin për dhunën që ndodhi në fund të takimit mes Inter dhe Juventus, ku tifozët e “Zonjës së vjetër” shpërthyer në kore raciste kundër Lukakut pas golit me penallti.

Gjykata ka vendosur që të mbyll për një ndeshje unazën e parë të tribunës jugore të “Allianz Stadium” për shkak të ofendimeve ndaj Lukakut. Kështu në këtë sektor nuk do të ketë fansa për takimin e radhës ndaj Napolit më 23 Prill.

Nga ana tjetër, Kuadrado u dënua me tri ndeshje pezullim e një gjobë prej 10 mijë Eurosh se tentoi të godiste portierin Handanoviç. Për portierin e Inter dhe Lukakun do të ketë vetëm një ndeshje pezullim./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit