Një nga makinat Ferrari të Michael Schumacher-it, me të cilën garoi dhe fitoi titullin e parë kampion do të dalë në ankand. “Kokëkuqja” e vitit 2000 pritet të arrijë një çmiom deri në 9.5 milionë Dollarë në ankandin që do të zhvillohet në Hong Kong.
Ferrari F1-2000 u drejtua nga Schumacher gjatë fitores së tij në Çmimin e Madh të Brazilit, si dhe kur ai fitoi pole position në Çmimin e Madh të Monakos të njëjtin vit.
Ky ishte sezoni i parë që gjermani doli kampion dhe më pas arriti dhe 5 tituj të tjerë radhazi, duke treguar se Ferrari ka dominuar Formula 1 në ato vite.
Makina do të nxirret në ankand nga kompania RM Sotheby’s në Hong Kong dhe parashikohet që çmimi i saj të shkojë deri në 9 milionë euro. Një shumë më e ulët se ajo që u arkëtua për makinën tjetër Ferrari të ish-pilotit gjerman F2003-GA, që u shit 14.5 milionë euro./btvnews.al