E martë, 26 Nëntor, 2024

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 15°C, mësoni si do jetë moti për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe zonën e jugut.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonën e jugut parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.
Gjithashtu në relievet malore të kësaj zone në lartësitë mbi 700 metër parashikohen reshje të dendura dëbore. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3 – 9m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -2 deri në 7°C, në zonat e ulëta nga 1 dhe në zonat bregdetare nga 5 deri në 14°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit