E martë, 26 Nëntor, 2024

Tentoi të kalonte në kufi 10 emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 20 vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi transportonte me automjet emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se i riu me iniciale O. L., është kapur me 10 emigrantë në afërsi të fshatit Tatza, Delvinë të cilët do t’i transportonte ata në mënyrë të paligjshme drejt kufirit.

20-vjeçari dyshohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tatzat”.

Transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Tatzat”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-O. L., 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit, 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit