E martë, 26 Nëntor, 2024

U dhunua nga bashkëshorti, hidhet nga dritarja e banesës gruaja në

Një 35-vjeçar, banues në Belsh është arrestuar ditën e sotme, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit pas dhunës është hedhur nga dritarja e banesës. Gruaja është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit