Një aksident i rëndë është regjistruar në Bulqizë ditën e djeshme, ku për pasojë mbetën të plagosur 5 nxënës.
Automjeti ka humbur kontrollin në zonën në afërsi të antenave, ndërsa theksohet se rruga është tejet e amortizuar dhe pa asnjë mbrojtje anësore.
Për pasojë autobusi ka rënë rreth 115 metra në greminë dhe për fat të mirë të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Fillimisht, të plagosurit që janë dërguar në spitalin e Bulqizës janë raportuar si nxënës të shkollës profesionale të minierës, por në fakt janë nxënës shkolle që kanë dalë të mbledhin krom në stoqet e minierës. /btvnews.al