Drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta deri më sot e kanë zhvilluar fushatën të ndarë. Por sot nga takimi në Vorë, ku do të prezantrohet kandidati për këtë bashki, Indrit Hoxha, Berisha dhe Meta janë shfaqur së bashku.
Ata janë ulur krah kandidatit Hoxha dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të opozitës, si deputeti Edi Paloka apo krerë të partive aleate.
Kujtojmë se gjatë ditë së sotme, Meta i shkoi në zyrë Berishës ku diskutuan për zgjedhjet e 14 Majit./btvnews.al