Vendi ynë ditën e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek,duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga 0 deri në 7ºC, në zonat e ulëta 5 deri në 15ºC dhe në zonat malore 5 deri në 18ºC./btvnews.al