Një grup që merrej me shpërndarjen e drogës, është goditur nga policia në Angli dhe tani anëtarët e saj të arrestuar janë në pritje të dënimit. Nga hetimet që zgjatën më shumë se një vit, u zbulua se ata importonin drogë të klasit A nga Londra në Midlands.
Banda, e drejtuar nga vëllezërit shqiptarë Edmund dhe Edward Haziri, kontrollonte operacionin e drogës në linjën e qarkut “Eddie line”, i cili u zbulua se kishte lëvizur kilogramë kokainë në South Derbyshire, North-West Leicestershire dhe East Staffordshire.
Grazmend Hoxha do të udhëtonte nga shtëpia e tij në Leicester në Londër dhe do të kthehej në Midlands për të ri-furnizuar tregtarët e shumtë të bandës, të cilët shisnin drogën deri në 145 klientë në ditë, por u zbulua nga policia.
Anëtarët e mëposhtëm të bandës u gjetën fajtorë më 30 mars për trafik kokaine janë: Edmund Haziri, 36 vjeç, Edward Haziri, 34 vjeç, Grazmend Hoxha, 47 vjeç, Samuel Stoica, 25 vjeç, Simion Stoica, 22 vjeç dhe Kirsti Prifti, 23 vjeçe
Këto dënime u bashkuan me anëtarët e tjerë të bandës që u deklaruan fajtorë më herët: Alban Krasniqi, 34 vjeç, Daniel Stavrat, 29 vjeç, Razvan-Ionel Manoliu, 27 vjeç, dhe Joshua Garrigan, 32 vjeç./btvnews.al