Një tjetër fshat që ka njohur largime masive në zonën e Bulqizës është edhe fshati Çerenec i Sipërm në Njësinë Administrative Gjoricë. Banorët e mbetur aty janë thuajse të gjithë të moshës së tretë ndërsa numri i familjeve që janë larguar të gjithë është i lartë.
Shefqet Izvira tregon se shkak për braktisjen masive të fshatit të tij është bërë mungesa e investimeve kryesisht në infrastrukturën rrugore, por edhe në ujësjellësa, sistem shëndetësor e arsimor. Shefqeti tregon se dikur në këtë fshat jetonin afro 250 familje, ndërsa sot kanë mbetur afro 30 % e tyre.
Të rinjtë e këtij fshati kanë marrë rrugët e emigrimit pasi nuk kanë parë asnjë shpresë për ta ndërtuar jetën në vendlindjen e tyre. Shefeti tregon se me largimin e të rinjëve dhjetra tokë bujqësore ka mbetur djerr.
Po ashtu, Shefqet Izvira shprehet se nëse investohet në rrugë, ujësjellësa e kanale vaditëse, të rinjtë mund të rikthehen, ndoshta jot ë gjithë por një pjesë e mirë e tyre po./btvnews.al