E martë, 22 Prill, 2025

VIDEO – Dalin nga spitali personat që u plagosën një ditë më parë në aksidentin afër Bulqizës

Pesë nga gjashtë personat që ndodheshin në mjetin tip furgon që u aksidentua një ditë më parë në Bulqizë, kanë lënë spitalin.

Mjeku prane Spitalit Bashkiak Bulqizë, Shahin Kaja tha se të plagosurit kanë marrë mjekimin e nevojshëm në këtë spital dhe i fundit është larguar ditën e sotme, pa pasoja të rënda.

Sipas tij, pesë personat e aksidentuar kanë pësuar dëmtime jo të rënda gjatë momentit që mjeti furgon ka dalë nga rruga duke rënë rreth 200 metra poshtë saj. Vetëm një person që ka qenë në gjendje më të rëndë është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Një automjet tip furgon doli nga rruga pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Antenat” në afërsi të minierave të zonës D në Bulqizë. Për pasojë 6 persona që ndodheshin në të, kryesisht të rinj u plagosën por fatmirësisht nuk pati viktima./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit