Dy nga banorët më të pikasur të Big Brother VIP, Luizi dhe Efi janë paralajmëruar me anë të një zarfi të zi.
Të dy kanë provokuar banorët e tjerë për t’u futur në tualet me ta, duke thyer kështu rregullat e formatit. Përmes zarfit, Big Brother ka thënë se nuk do të lejohen më provokimet dhe presioni psikologjik.
“Kjo lojë është konceptuar dhe funksionin në bazë të respektit reciprok dhe aftësisë për të luajtur në mënyrë dinjitoze”, thuhej në zarf.
Vëllai i Madh i kërkoi Efit dhe Luizit të largohen nga shtëpia, nëse ata nuk zbatojnë rregullat e formatit. Nëse kjo situatë do përsëritet një herë tjetër, ata dhe të tjerët do përjashtohen pa asnjë paralajmërim./btvnews.al