E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Berisha në Durrës: 14 Maji është fundi i Gjushit, i Çelës dhe i Ramës

Sali Berisha këtë të shtunë ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

Berisha u shpreh i bindur në fitore në zgjedhjet e 14 Majit dhe tha se kjo datë do të mbahet mend si fundi i Vangjush Dakos, Adrian Çelës dhe Edi Ramës.

“Ajo zonja që është përballë Igli Carës del nga sirtarët e Gjushit. Ajo ka një dyshe që është një nga dyshet më mafioze jo vetëm në Shqipëri, por edhe Ballkan dhe më gjerë. Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Masimo Delanos, nxënësit e tij në Shqipëri.

Gjush, thuaj sa para nga taksat e shqiptarëve i ke dhënë McGonigalit? Në respekt të qytetarëve të Durrësit, i ftoj mikut tim Igli Cara ta ftojë në debat, të marrë suflerët me vete, Gjushin dhe Çelën.

Këta nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës”, deklaroi Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit