E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Lajm shumë i mirë, Gjuha Shqipe tashmë zyrtarisht në Universitetin e Harvardit

Tashmë, Gjuha Shqipe është zyrtarisht pjesë e kurrikulës së gjuhës edhe në Universitetin e Harvardit. Lajmin e ka ndarë në Facebook ministria e Punëve të Jashtme, sipas të cilës, këtë semestër studentët e Universitetit të Harvardit mes gjuhëve të tjera do të kenë mundësi të studiojnë edhe gjuhën shqipe.

Tashmë, 𝗚𝗷𝘂𝗵𝗮 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲 zyrtarisht pjesë e kurrikulës së gjuhës edhe në Universitetin e Harvardit. Këtë semester studentët e Universitetit të Harvardit mes gjuhëve të tjera do të kenë mundësi të studjojnë edhe gjuhën shqipe.

E konsideruar gjerësisht si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane, e ndryshme dhe e vetmja përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, 𝗴𝗷𝘂𝗵𝗮 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲 🇦🇱 mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane si në Universitetin shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork, tashmë edhe në Universitetin e Harvardit“, njofton ministria./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit