E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Sulmi terrorist me 1 viktimë dhe 7 të plagosur, Rama: Jemi në krah të Izraelit

Një turist italian është viktima e një sulmi terrorist me makinë pranë një shëtitoreje në qendër të Tel Avivit, ku mbetën të plagosur edhe 7 turistë të tjerë.

Lidhur me këtë sulm terrorist ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka  shprehur mbështetjen në emër të Shqipërisë për Izraelin.

“Jemi shumë të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron në krah të Izraelit dhe të gjithë fqinjve të saj myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, shkruan Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit