E premte, 29 Nëntor, 2024

Tronditet Tirana, 43-vjeçari vret kunatën në 4 të mëngjesit dhe më pas i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit. Policia e Tiranës sqaron se krimi i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur në zonën e Shkozës.

Një 43-vjeçar rreth orës 04:00 të mëngjesit ka vrarë kunatën e tij, nusen e vëllait, dhe më pas është vetëvrarë.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit