Dramë në Abruzzo të Italisë. Një 12-vjeçar shqiptar ka mbetur i lënduar rëndë pasi e zuri poshtë porta prej hekuri e shtëpisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, fëmija ishte duke luajtur në oborr kur ndodhi ngjarja.
Pranë tij ka qenë i ati, i cili po merrej me disa punë. Për arsye që ende janë duke u hetuar, porta, rreth 7 metra e gjatë, ka rënë mbi djalin. Ky i fundit e ka pasur të pamundur për ta lëvizur gjithë atë peshë.
I pari që ka vënë re ngjarjen ka qenë i ati. Ai ka tentuar të ngrejë portën, por edhe për të ka qenë e pamundur.
Është dashur ndërhyrja edhe e disa fqinjëve për ta nxjerrë djalin dhe për ta dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë