E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Çdo gjë do ju nevrikosë”, mësoni parashikimin e yjeve për këtë të diel

DASHI– Sot do kërkoni ekuilibrin në çdo fushë dhe falë Diellit do e gjeni. Nuk do jeni më pasivë si më parë. Nëse keni një lidhje do i çoni mesazhe të ngrohta partnerit dhe do merrni prej tij një propozim impresionues.

DEMI– Sot do jeni shumë më realistë dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë. Nëse jeni në një lidhje, duke filluar nga mesdita, gjërat do përmirësohen jashtëzakonisht.

BINJAKËT- Sot çdo gjë do ju nevrikosë dhe nuk do jeni aspak në humor. Nëse keni një lidhje Neptuni do ju ndihmojë në çdo moment. Do jeni vërtet shumë xhelozë dhe të pabindur.

GAFORRJA– Ditë shumë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja. Në shumë momente do gjendeni edhe në vështirësi të mëdha. Ju të dashuruarit do e keni vërtet të vështirë t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah.

LUANI– Dielli do e ngrohë dhe do e ndriçojë jetën tuaj sot. Shumë pengesa kanë për t’u zhdukur si me magji. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante.

VIRGJËRESHA– Sot do jeni më entuziastë dhe më të logjikshëm prandaj gjërat do ju ecin edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do arrini më në fund t’i zgjidhni edhe disa probleme të hershme dhe do mendoni pozitivisht.

PESHORJA– Nuk do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni edhe probleme të vogla. Nëse keni një lidhje mund të kërkoni gjëra të pamundura dhe nuk do keni durim as të prisni një shpjegim.

AKREPI– Planetët do ju nxitin të shtoni edhe më shumë pasionin në jetën tuaj, megjithatë ndonjëherë disa gjëra nuk mund të parashikohen. Nëse keni një lidhje do arrini të pajtoheni me partnerin.

SHIGJETARI– Sot do i mendoni gjërat më seriozisht dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Nëse keni një lidhje flisni sa më shumë me partnerin tuaj dhe ndani edhe brengat që do ndieni në zemër.

BRICJAPI– Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që zemra të flasë dhe mendja të heshtë.

UJORI– Sado që të mundoheni ju dhe planetët sot nuk do arrini dot të mbani ekuilibrin në çdo fushë. Ka rrezik që ju të dashuruarve t’iu kujtohen problemet e së shkuarës dhe atmosfera do nxehet menjëherë.

PESHQIT– Me durim e qetësi mund të arrini çdo gjë gjatë kësaj dite. Duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta juaj në çift, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit