Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një automjet me drejtues shtetasin N. I., ka përplasur një këmbësore.
Bëhet me dije se 50-vjeçarja është dërguar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
NJOFTIMI:
Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. /btvnews.al