Kandidati i opozitës për bashkinë Krumë postoi disa foto ku shikohet qartë situata në të cilën gjendet linjat elektrike në fshatrat e Krumës.
Ai ironizon investimet për fushatën të nisura nga qeveria para zgjedhjeve dhe u kërkoi autoriteteve të OSHEE-së që të shkojnë edhe në këtë zonë dhe të rregullojnë shtyllat të cilat janë si në mesjetë.
“Meqë ndërmarrja e elektrikut në Has po bën rregullimin e linjave tani në kohë fushate, uroj që brenda 14 majt të rregullohen të gjitha linjat problematike.
Nëse nuk e dinë po ju kujtoj këtë linjë në Pla të Krumës, shkoni e vendosni shtyllat dhe telin pasi janë si në mesjetë”-shkroi kandidati Miftar Dauti, duke publikuar fotot nga linjat elektrike në lagjen Mazrek. /btvnews.al