Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me strukturat në Tiranë ku prezantoi kandidatin për këtë bashki, Roland Bejko.
Alibeaj në fjalën e tij tha se PD e drejtuar prej tij do të mbrojë vlerat e së djathtës përballë komunistëve në Tiranë. Ai shtoi me tej se Partinë Demokratike mbështetet nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Panorama politike është e tillë kur të gjithë të majtat janë bërë bashkë dhe do të duan që të gjithë shqiptarëve, Tiranës po e po t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis së majtës; socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit apo dhe të majtëve të Ilir Metës.
Kemi mbështetje ata që i janë ndodhur këtij vendi 1 shekull më parë, Perëndimin. Nuk jemi qendrestarë, por një rreze drite e shprese të qytetarisë”, tha Alibeaj./btvnews.al