Një shqiptari të dënuar për vrasje në Shqipëri i është dhënë anonimiteti pasi kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar për ta mbrojtur atë nga armiqtë e tij.
Mediat vendase bëjnë me dije se ai ka kryer dënimin prej 25 vitesh në Shqipëri dhe më pas ka ikur me gomone drejt Britanisë, ku menjëherë ka kërkuar azil.
Ai ishte dënuar për për vrasje dhe ‘vepra të tjera shumë të rënda’. Një gjykatës vendosi që identiteti i tij të fshihej nga publiku ‘për shkak të sigurisë’, pasi ai pretendoi se ishte kërcënuar nga rivalët e bandave.
Gjykatësi Nicholas Aldridge, deklaroi se asgjë nuk mund të publikohej mbi shqiptarin pasi mund të identifikonte ‘drejtpërdrejt ose tërthorazi’ këtë të fundit.
Sakaq, ai ndodhet në paraburgim në një qendër emigracioni dhe mbetet në pritje të një vendimi nëse do të deportohet apo jo./btvnews.al