Një autobus i linjës së Institutit ka marrë në lëvizje në hyrje të Tiranë. Policia njofton se autobusi është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit dhe ka panikosur pasagjerët që ishin brenda.
Fatmirësisht të gjithë kanë mundur të dalin nga mjeti dhe nuk ka të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe deri tani dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
“Më datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia./btvnews.al